" Produkte - URSA

Izolim nga leshi mineral me cilësi të lartë dhe polistiren i extruduar për mbrojtjen nga nxehtësia, izolimin e zërit dhe mbrojtjen nga zjarri. Përmes përdorimit të tyre zvogëlohet nevoja e ndërtesave për energji dhe përmirësohet ndjeshëm komoditeti i jetesës.

Produktet URSA GLASSWOOL janë materiale të larmishme të izolimit nga leshi mineral me cilësi të dëshmuar. Me një fibër veçanërisht të butë e elastik, ato plotësojnë të gjitha kërkesat për një material izolues modern. Ato nuk janë të ndezshme dhe kanë veti të shkëlqyeshme të izolimit të zhurmës dhe izolimit termik.

Më shumë

URSA TERRA, leshi i ri mineral i gjelbër, u zhvillua për të përmbushur kërkesat më të larta për izolim akustik. Ajo dallohet nga vetitë e fibrave me një strukturë të hapur, të rregullt dhe elastike, e cila rrjedh si pasojë e përbërësve mineralë.

Më shumë

Komponentët e sistemit URSA SECO janë zhvilluar posaçërisht për optimizimin e funksionit të mbrojtjes termike të ndërtimeve moderne të çative të pjerrëta. Në kombinim me materialet izoluese nga leshi mineral URSA, ato ofrojnë zgjidhje të kompletuara për dizajne të ndryshme.

Më shumë

Pllakat URSA XPS me shkumë të fortë të ekstruduar janë bindëse në vetitë e tyre të izolimit të mirë termik, rezistencën e lartë ndaj shtypjes dhe thithjen e ulët të ujit, gjë që i bën ato veçanërisht të përshtatshme për aplikime të jashtme dhe presion të lartë. 

Më shumë